Sulmi ndaj Ibër-Lepencit/ Gashi: U krye nga grupe serbe, por pa ndikim rus. Qeveria e Kosovës duhet të kishte vigjilencë të shtuar (VIDEO)

Sulmi ndaj Ibër-Lepencit/ Gashi: U krye nga grupe serbe, por pa ndikim rus. Qeveria e Kosovës duhet të kishte vigjilencë të shtuar (VIDEO)

Milazim Gashi, ekspert sigurie tha në studion e MCN Live se edhe qeveria e Kurtit është në një farë forme fajtore për shpërthimin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Duke vijuar Gashi tha se në asetet strategjike të Kosovës, që lidhen dhe me Serbinë dhet të ishte vendosur kontroll satelitor.

Kërkesë edhe njerëzve në Kosovë është të hetohet rasti dhe t’i shkohet deri në fund. Dua të demontoj pak Kurtin, që për t’i dhënë goditje profesionale në aspekt të sigurisë ne kemi të kontraktuar brezin kufitar në formën satelitore në cilin brezi kufitar monitorohet 24/7.

Është dashur që aset strategjike të shtetit të Kosovës, ku atakohet Serbia, ne e dimë që Ujmani vjen dhe nga territori i Serbisë, furnizohet dhe është dashur 100% të futet GPS satelitorë që të vëzhgonte dhe kontrollonte 24/7. Është kosto e ulët për ta arritur 50 km të zonës së nxehtë.

Në një farë forme akuzoj dhe qeverinë e Kosovës sepse me një vigjilencë të thjeshtë dhe jo të lartë  ka mundur që grupet kriminale t’i nxjerrin para aktit të kryer dhe t’i japin ndëshkimin e merituar.

Sipas Gashit, sulmi vjen nga grupe paramilitare serbe dhe ne në këtë histori nuk ka elementë rusë.

Sipas një kalkulimi nuk shoh asnjë ngjarje tjetër, e shoh një hakmarrje para zgjedhjeve nga serbët, nga grupe serbe.

Grupe serbe janë grupe paraushtarake, ushtarake. Serbisë i duhen dhe 20 vite të pastrohet nga ky element i luftës.

Grupet e frustruara nga qarqe të caktua. Nuk kemi elementë rusë, kemi grupe të caktuara për të destabilizuar zonën, për të ik nga zona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy