
Katër persona kanë humbur jetën deri tani si pasojë e zjarreve, në Australi. Viktima e katërt, një 58-vjeçar, u gjet të enjten në Nju Sauth Uells, një zonë me 120 zjarre aktive.
Situatë e ngjashmë paraqitet edhe në Kuinsllend.
Ndërkohë, një koalicion i ish-shefave të zjarrfikësve akuzoi qeverinë të enjten për injorimin e paralajmërimeve të tyre për ndryshimin e klimës dhe potencialin e saj për të përkeqësuar zjarret.
Nga zjarret në Australi, prej javës së kaluar kanë vdekur katër persona dhe janë shkatërruar më shumë se 300 shtëpi.



