Ngacmimet seksuale, shteti i Nju-Jorkut ngre akuzë ndaj producentit Weinstein

Ngacmimet seksuale, shteti i Nju-Jorkut ngre akuzë ndaj producentit Weinstein

Studioja e themeluar nga Harvey Weinstein dhe i vëllai, Robert, janë nën akuzën e shtetit të Nju-Jorkut për mosmbrojtjen e vartëseve nga ngacmimet  seksuale dhe kërcënimet e producentit. Akuza është ngritur katër muaj pasi shpërtheu skandali që përfshiu Weinstein. Sipas prokurorëve, “Weinstein Company” ka shkelur ligjet e Nju-Jorkut duke mos mbrojtur vartësit nga ngacmimet seksuale, intimidimi dhe diskriminimi.

Njoftimi për akuzën e ngritur në emër të shtetit ka një objektiv të qartë. Ai synon të ngrijë procedurat për shitjen e kompanisë, e cila ishte parashikuar të finalizohej sot. Qëllimi është që kompania të mos kalojë te një pronar i ri pa u rënë dakord për dëmshpërblimin e viktimave të abuzimit seksual.

Ndërkohë, Sindikata e Aktorëve (SAG) dhe Federata e Artistëve të TV dhe Radio-s (AFTRA) kanë përpiluar një kod të sjelljes për abuzimet seksuale, që udhëzon punonjësit si të sillen në rast se dikush përpiqet të abuzojë.  / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy