Ndryshime të reja janë bërë në aplikacionin “Komisariati Dixhital”. Lajmin e kë bërë me dije kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook.
Sipas tij në këtë aplikacion, janë shtuar disa shërbime më shumë, si raportimi i dhunës në familje dhe krimit mjedisor.
Në video jepen detaje se si funksionon ky aplikacion me 8 rubrika në total, ku denoncuesve do t'u ruhet anonimati i plotë, por edhe do u kthehen përgjigje të personalizuara, si edhe globale që u dërgohen përdoruesve të këtij aplikacioni.
Komisariati Dixhital ka shtuar dy rubrika kryesore me shumë përditësime të fundit, 8 në tërësi që përfshin aksident i gabuar, ndërtim pa leje, korrupsion, vjedhje, armëmbajtje pa leje, dhunë, ankesë dhe krim mjedisor. Aplikacioni shkarkohet falas, i janë shtuar edhe 2 natyra të tjera të paligjshmërisë Dhuna në familje dhe Krimi mjedisor ku qytetar mund të denoncojnë. Ka edhe një rubrikë të detajuar me "Pyet Komisariatin Dhixhital" e cila do të funksionojë nëpërmjet opsione hashtag dhe tag. Me ndryshimet e fundit u dërgon mesazh përdoruesve. Këto mesazhe janë të personalizuara apo globale për të gjithë përdoruesit e aplikacionit. Mesazhet janë kryesisht të natyrave të ndryshme, kryesisht informuese. Rubrika e Dhunës në familje do të ketë mundësi të komunikimit online me operatorin e sallës.



