
Gjatë gjithë ditës territori shqiptar paraqitet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant.
Përjashtim bëjnë zonat malore verilindore dhe juglindore, të cilat do të kenë herë pas-here vranësira të lehta.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale ku mëngjesi shënon 13°C ndërsa termometri gjatë mesditës ngjitet në 36°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h, nga drejtimi Verior- Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës. Për pasojë: kthjellimet do të jenë mbizotëruese thuajse gjatë gjithë ditës, ndërsa vranësirat do të shafqen në zonat veriore .
Maqedonia e Veriut
Mbetemi edhe ditën e premte në ndikimin e motit të kthjellët dhe me vranësira të lehta, ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat perëndimore. Parashikohet që moti të mbizotërohet nga kthjellimet vetëm gjatë pasdites dhe mbrëmjes.



