
Tërmeti 4.7 ballë i shkallës rihter i rënë 2 ditë më parë në Bulqizë e ka çuar në 62 numrin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.
Ndërkohë sipas IGJEUM nga e premtja deri të shtunën në darkë janë regjistruar edhe 7 lëkundje të tjera me magnitutë të ulët. Ndërkohë vijon kontrolli dhe inspektimi nga autoritetet.
Informojmë për situatën pas tërmetit të datës 29.10.2021 që preku qarkun Dibër, nga institucioni i Prefektit në komunikim me MC të bashkisë Bulqizë, bazuar në situatën e krijuar nga raportimet nga njësitë administrative të kësaj bashkie ku u raportuan dëme në disa banesa për të cilën u ngritën 3 grupe pune për këtë qëllim, ku nga verifikimet në terren u konstatuan të dëmtuara 100 banesa, nga të cilat 60-70 banesa të dëmtuara lehtë dhe 30 banesa me dëmtime të mesme të shoqëruara me kërkesat e qytetarëve sipas Njësive Administrative të ndara si me poshtë vijon;
Nj.Adm.Shupenze 25 banesa.
Nj.Adm.Zerqan 22 banesa.
Nj.Adm.Fushë-Bulqize 18 benrsa.
Nj.Adm.Gjorice 11 banrsa.
Nj.Adm.Ostren 9 banesa.
Nj.Ad.Trebisht 6 banesa.
Nj.Adm. Martanesh 6 banesa.
Nj.Adm.Bulqizë 3 banesa.
Grupet e verifikimit të Bashkisë Bulqizë janë në terren për verifikimin dhe vlerësimin e dëmeve në territor.



