Supergola dhe VAR, Erzeni-Vllaznia nuk prodhon fitues

Supergola dhe VAR, Erzeni-Vllaznia nuk prodhon fitues

Sfida mes Erzenit dhe Vllaznisë, u mbyll në barazim 2-2, në një përballje që i kishte brenda të gjitha.

Ndeshja nisi mirë për shkodranët që shënuan në minutën e 4-t me Balajn, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

I njëjti protagonist zhbllokoi sfidën 3 minuta më vonë, teksa ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi.

Reagimi i Erzenit erdhi në të njëjtën mënyrë, teksa në minutën e 26-të, Mihana shënoi një tjetër supergol nga goditja e dënimit.

Akoma më emocionuese ishte pjesa e dytë, ku Erzeni kaloi në avantazh me një supergol të Agim Zekës në minutën e 60-të.

Vllaznia nuk u dorëzua dhe barazoi me Bekim Balajn, në minutën e 90-të me penallti, të akorduar me VAR.

5 minuta më vonë, shkodranët shënuan edhe golin e përmbysjes, por VAR prishi festën, duke e anuluar, për pozicion jashtë loje të Gomes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy