Tom Doshi në mbështetje të kandidates së PS? Gjylameti: Justifikim për humbjen e radhës së PD (VIDEO)

Tom Doshi në mbështetje të kandidates së PS? Gjylameti: Justifikim për humbjen e radhës së PD (VIDEO)

Depuetja e PS Blerina Gjylameti reagoi pas deklaratave të bëra nga Tom Doshi, i cili shfaqet në një video duke kërkuar vota për kandidaten socialiste Majlinda Angoni.

Duke folur në MCN Live Gjylameti tha se PS nuk është në koalicion me PSD-në. Ajo shtoi se ky është një justifikim për humbjen e radhës të PD-së.

PS nuk është në koalicion dhe s’ka marrëveshje me PSD. Pastaj se çfarë angazhohet një parti për mbështetjen e një kandidat është një lloj justifikimi i humbjes së radhës së PD. Dy palët kanë tentuar të bëjnë pis kandidatin e tjetrit. Tentojnë të gjejnë justifikime për humbjen e radhës. Kandidatja jonë është e duhura për t’u patur si alternativë. Kemi pasur një zonjë tjetër në krye të bashkisë që rregullisht ka refuzuar të bashkëpunojë me qeverinë”, tha Gjylameti.

E pyetur nëse do ta ndihmojë PS-në përçarja e PD-së, Gjylameti tha se:

Ne do të tregojmë që do të jemi mbi nivelin e dy kandidatëve të PD-së”.

Gjylameti tha se PD e PS duhet të kenë vullnet për një Kod të ri Zgjedhor që s’do t’u nënshtrohet sërish ndryshimeve. Gjithashtu ajo u shpreh se duhet të kemi angazhim më të madh në drejtim të monitorimin e fushatave zgjedhore dhe monitorimin e shpenzimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy