Reali thyen rregullin e Champions League, mposht Liverpool dhe fiton për të tretin vit radhazi trofeun (VIDEO)

Reali thyen rregullin e Champions League, mposht Liverpool dhe fiton për të tretin vit radhazi trofeun (VIDEO)

Klubi madrilen ka triumfuar për të tretin vit rradhazi në komepticionin më të madh Europian, duke fituar dhe këtë edicion trofeun më të rëndësishëm atë të “UEFA Champions League” duke mundur në fianlen e madhe të Kievit skuadrën e Liverpulit me rezultatin 3-1.

Një sukses historik si për Realin e Madridit ashtu dhe për trajnerin francez Zinedine Zidane, që futet në histori si trajneri i parë që fiton tre trofe rradhazi të këtij kompeticioni më të rëndësishëm europian.

“Los Blancos” bën një 90 minutësh spektakolar përballë Liverpulit që nuk arriti dot që të shkurorzonte madrilenët të cilët rikonfirmohet “mbretërit” e Europës.

Karim Benzema kaloi në epërsi Realin e Madridit në minutën e 51-të i cili përfitoi nga një gafë e rëndë e portierit Karius që i dha mundësinë bomberit francez ta dërgonte topin në fund të rrjetës.

Megjithatë, reagimi i “The Reds” nuk do të vononte shumë pasi vetëm pas katër minutash Mane u shkëput brenda zonës duke mposhtur Navas dhe barazuar rezultatin.

Pas barazimit trajneri Zidane aktivizon në fushën e lojës mesfushrin Gareth Bale i cili rezultoi heroi i mbrëmjes për Realin.

Mesfushori uellsian shënoi një gol kryevepër që do të mbetet në memorien e të gjithë duke shënuar me anë të një rrofishate të mrekullueshme duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar të reagonte.

Një perl që u pasua dhe nga një tjetër gol e Bale në minutën e 83-të që dha fitoren Realit të Madridit që shkurjti historinë duke u bërë e para skuadër që fiton për të tretin vit rradhazi trofeun e “Champions League”.

Mbretërit e Europës mbetën sërish ata; Real Madrid që vendosin në vitrinën e trofeve Championsin e 13-të.

Moshtë golat e takimit. 

Reali Madridit ngre lart trofeun e “Champions League”

Goli i shënuar nga Benzema

Goli i shëuar nga Mane

Goli i shënuar nga Bale

Goli i shënuar nga Bale

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy