Ministri i Shëndetësisë në Kosovë: Po shqyrtohet mbyllja e kufirit dhe kufizimi i lëvizjes

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë: Po shqyrtohet mbyllja e kufirit dhe kufizimi i lëvizjes

Rritja e numrit të të prekurve me koonavirus ka bërë që ministri i Shëndetësisë në Kosovë të mendoje për marrjen e disa masave. Në një konferenecë të fundit Armend Zemaj ka deklaruar se mbyllja e kufijve dhe kufizimi i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19 janë dy nga masat të cilat janë duke u shqyrtuar.

“Masat si mbyllja e kufijve, kthimi i personelit shëndetësor në pikat kufitare, kufizimet në numrin e pjesëmarrësve në takime të ndryshme, kufizime të lëvizjeve në zonat më të prekura dhe disa të tjera  janë masat e radhës, në shqyrtim, varësisht nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend,”-ka deklaruar ministri

Sipas Zemajt mbyllja e plotë e vendit do të ndodhë vetëm nëse ky është opsioni i fundit.

 “Shteti dhe qytetarët nuk e meritojnë të kthehemi aty ku ishim para 6 muajve, për arsye të neglizhencës së pakicës. Ajo çfarë pritet dhe patjetër duhet të ndodh është që organet e rendit dhe zbatuesit e ligjit të jenë rigorozë sa i përket implementimit të ligjit dhe vendimeve të Qeverisë dhe menaxhimin e Pandemisë. Menjëherë do të ndërmarrim masa kufizuese në çdo situatë, ku konstatojmë raste të rritjes së rasteve, që duket se po ndodh,”- tha ministri.

Ai u tha se paralelisht me masat e reja, do ta vazhdojë zbatimi i masave në fuqi.

“Policia e Kosovës, inspektoratet përgjegjëse por edhe vet komuniteti duhet t’i zbatojnë pa mëdyshje, për të mos lejuar që të përballemi më një situatë kritike e cila vendos në pozitë të vështirë sistemin shëndetësor dhe profesionistët, mbingarkon kapacitetet dhe krijon telashe edhe në aspektin ekonomik dhe social për shtetin dhe shoqërinë tonë,”- deklaroi Zemaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy