Putin: Rusia nuk e nisi luftën në Ukrainë, por dëshiron ta përfundojë atë. Europianët veprojnë si kolonizatorë

Putin: Rusia nuk e nisi luftën në Ukrainë, por dëshiron ta përfundojë atë. Europianët veprojnë si kolonizatorë

Nuk e nisi Rusia luftën në Ukrainë, por ajo dëshiron që t’i japë fund.

Kështu deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin, në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok.

Presidenti rus tha se është e pamundur të izolohet Rusia, duke iu referuar sanksioneve perëndimore.

Deklarata e Putin, u bë në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok, ku shtoi se Moska nuk ka humbur dhe nuk po humb asgjë, por se ka forcuar sovranitetin e saj.

Lideri rus tha se ishte i sigurt se ekonomia globale po kalon një periudhë të vështirë, por logjika e bashkëpunimit do të fitojë.

Pothuajse e gjithë drithi i eksportuar nga Ukraina shkoi në vendet e BE-së, dhe jo në vendet më të varfra, të cilat morën vetëm dy anije. Europianët vazhdojnë të veprojnë si kolonizatorë, ndaj ne duhet të kufizojmë eksportin e drithit nga Ukraina në Europë.

Unë do ta diskutoj këtë çështje me presidentin turk Erdogan. Cilësia e jetës së njerëzve në Europë po sakrifikohet për të ruajtur diktaturën amerikane në çështjet botërore.

Sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë përbëjnë një kërcënim për të gjithë botën. Pandemia është zëvendësuar nga sfida të reja globale që përbëjnë një sfidë për të gjithë botën.

Unë i referohem furisë së sanksioneve perëndimore, përpjekjeve agresive nga perëndimi për t’u imponuar vendeve të tjera, duke i privuar ato nga sovraniteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy