Kryeministri Rama e cilëson shumë të rëndësishëm rolin e të gjitha hallkave të shtetit në luftën kundër kanabisit, e cila sipas tij duhet të intensifikohet në muajt në vijim. Gjatë takimit të Zyrën Operacionale me përfaqësues të Task Forcës kundër kanabisit, Rama tha se muajt në vijim janë muaj rreziku, duke i bërë thirrje policisë që mos mbyllë sytë.
“Ky proces duhet të vazhdojë deri në fund dhe muajt që kemi përpara janë muaj rreziku, kështu që nuk duhet mbyllur syri dhe duhet çdo moment të vazhdohet intesivisht qasja e integruar me institucionet e tjera. Edhe roli i SHISH, Prokurorisë në përgjigjen e shpejtë ndaj kërkesave të policisë kanë qenë dhe mbeten të rëndësoshëm deri në fund të këtij procesi”, tha ai.



