Rama: Nuk pranojmë kurrë kampe refugjatësh në këmbim të pranimit në BE

Rama: Nuk pranojmë kurrë kampe refugjatësh në këmbim të pranimit në BE

Shqipëria nuk do të pranojë ngritjen e kampeve të refugjatëve që BE-ja kërkon të ngrejë në vende të treta. Kryeministri Rama e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë në një intervistë për gjermanen “Bild”.  

Në intervistën e publikuar një ditë pas vendimit të BE-së për shtyrjen e hapjes së negociatave për vitin e ardhshëm, Rama shprehet kategorikisht kundër ngritjes së kampeve në Shqipëri.

"Ne kurrë nuk do të pranojmë kampe të tilla refugjatësh”, shprehet ai. Për Ramën, kjo do të thotë "të depozitosh njerëz të dëshpëruar diku si mbeturina toksike që askush nuk i dëshiron".

Megjithatë, Rama shton se Shqipëria do të jetë gjithmonë e gatshme të japë një kontribut të drejtë në barrën evropiane.

Rama është shprehur se edhe në këmbim të hapjes së negociatave, nuk do ta kishte pranuar ngritjen e qendrave të refugjatëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy