Gara për kreun e BKH-së, sot afati i fundit për aplikimet/ Aida Hajnaj kërkon rikonfirmimin në detyrë pa konkurs, nuk ka dorëzuar ende dokumentacionin

Gara për kreun e BKH-së, sot afati i fundit për aplikimet/ Aida Hajnaj kërkon rikonfirmimin në detyrë pa konkurs, nuk ka dorëzuar ende dokumentacionin

Sot është afati i fundit për aplikimet në garën dyjavore për riemërimin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Mandati pesëvjeçar i drejtueses aktuale, Aida Hajnaj, përfundon më 31 gusht 2025.

Procesi i rikonfirmimit ka sjellë përplasje mes SPAK dhe Hajnajt, e cila pretendon se i takon të riemërohet pa kaluar në një garë të re.

Ndërkohë, SPAK ngul këmbë se çdo kandidat, përfshirë drejtuesin aktual, duhet të kalojë sërish testimin me 7 faza që parashikon procedura e përzgjedhjes.

Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me MCN Live thotë se deri në këto momente nuk ka pasur një aplikim nga Hajnaj.

Interesit të MCN Live për të mësuar nëse ka pasur apo jo aplikim nga Aida Hajnaj, SPAK deklaron se zyrtarisht se nuk ka aplikim, por mesnata është afati i fundit.

Prej marsit ka nisur përplasje shkresore ndërmjet BKH dhe SPAK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy