Një inspektor tatimesh dhe një ish-adminsitrator i një firme private janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe fshehje të të ardhurave. Policia ka shpallur në kërkim edhe një inspektor tjetër të Drejtorisë Tatimore. Në Korcë janë sekuestruar 700 kg lëndë narkotike dhe është arrestuar personi i dyshuar si poseduesi i saj. Ndërkohë mesnatën e së mërkurës në një lokal në Durrës ka shpërthyer një sasi eksplozivi.



