Rama ultimatum: 7-15 vite burg për këdo që ndërton jashtë standarteve (VIDEO)

Rama ultimatum: 7-15 vite burg për këdo që ndërton jashtë standarteve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, deklaroi se çdo investitor, arkitekt, ndërtues apo pronar ndërtimi që shkel rregullat dhe standartet e ndërtimit do të dënohet me 7 deri në 15 vjet burg.

Ai ka theksuar se  shumë shpejt do të miratohet ligji për ndërtuesit, të cilët do të dënohen nga 7 deri në 15 vite burg nëse bëjnë ndërtime me shkelje. Sipas tij e njëjta masë do të merret dhe për arkitektët dhe supervizorët që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të bërë shkelje në ndërtime.

“Dua edhe një herë ta përsëris ne jemi maksimalisht të angazhuar, ne do të flasim me vepra, me fakte. Por përgatisim edhe një akt për dënimet.  Me 50 viktima, nga ndërtimet e 30 viteve.  Burgosjen e çdo individi që merr leje ndërtimi me emrin e tij, që lë pas një ndërtim që ka shkelje . 7 deri në 15 vite për çdo ndërtues, që leja jepet për 3 kate dhe bëjnë 8 kate. Për përgjegjësitë duhet të shohim invetarin njëherë. Burg për ndërtuesin, burg për akitektin dhe burg për supervizorin. Arkitektët duhet të denoncojnë pronarin e tyre në rast shkelje, kur i thotë më bëj një kat tjetër lale, janë bashkëpunëtorë “,  u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë ka theksuar se nuk duhet të abuzohet me ndihma.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy