Humbi jetën gruaja shtatzënë në aksidentin e Fierit, arrestohet shoferi i "Benz"-it

Humbi jetën gruaja shtatzënë në aksidentin e Fierit, arrestohet shoferi i "Benz"-it

Një ditë pas aksidentit, Policia e Fierit ka arrestuar 31-vjeçarin Edmond Asllani, i cili dyshohet se është shkaktari i aksidentit në rrugën Fier-Vlorë, ku humbi jetën Majlinda Troka, rreth 27 vjeçe.

Policia sqaron se "Asllani duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.T., vjeç 32, banues në fshatin Sheq Musalalaj dhe me mjetin tip  “Audi”, me drejtues shtetin A.T., vjeç 64, banues në fshatin Martin. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në mjetin tip “Audi”, shtetasja M.T., vjeçe 27, banuese në fshatin Martin".

Po ashtu nga aksidenti mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë, të cilët po marrin mjekim në në spital. Ata janë shtetaset L.T., 7 vjeçe dhe K.T., vjeçe 41, banuese në fshatin Qarr, pasagjerë në mjetin “Audi” dhe drejtuesi i mjetit "Benz" shtetasi L.T., 32 vjeç dhe i mituri Xh.T, 1 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy