
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi foli në MCN Live lidhur me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së dhe implikimin e kryeministrit Rama në këtë histori.
Kryemadhi tha se kontakti i Ramës me drejtorin e kundërzbulimit nisi për të survjeuar dhe ngritur akuza për ish-Presidentin Meta, ndërsa u shpreh se do të dalin prova të reja në lidhje me këtë çështje.
Ajo vë në dukje se mediat britanike si Daily Mail i kanë kërkuar kryeministrit Sunak të ndërpresë marrëdhëniet me Ramën. Sipas Kryemadhit Edi Rama do të thirret nga autoritetet e SHBA kur të mos jetë më kryeministër i Shqipërisë.
Thirrjen e madhe unë e kam prezantuar në emision dhe kam thënë që do ketë diçka. Normal që kemi pasur dijeni për këtë gjë. Kjo histori ka nisur kontakti i z.Rama me drejtorin e kundërzbulimin, ka nisur për të survejuar dhe ngritur akuza për Presidentin e Shqipërisë atëkohë, për të kapur institucionet, siç ishte Gjykata Kushtetuese e kështu me radhë. Më pas u ndërtua networku tjetër duke bërë jo vetëm pagesa, që unë mendoj se do ketë prova të reja në lidhje me këtë çështje. Mos harroni që në SHBA, dhe në vende të BE, në faqet e para të medias është çështja e drejtorit të lartë të FBI në marrëdhënie korruptive me kryeministrin e Shqipërisë. Daily Mail i kërkon kryeministrit britanik të shkëpusë marrëdhëniet me kryeministrin e Shqipërisë. Nuk ka bërë vaki në historinë e demokracisë, që kryeministri i një vendeve të korruptojë një drejtor të niveleve të larta të kundërzbulimit në SHBA. Qoftë Neza, qoftë Duçka, kanë bashkëpunuar me Departamentin e Drejtësisë. Në momentin që ai humbet postin e kryeministrit, Rama thërritet nga SHBA. Kjo gjë jo vetëm cenon imazhin e Shqipërisë, e çon përtokë, por dhe institucionin shtetëror. Për mua është edhe budalla, sepse të tentosh të korruptosh FBI-në tregon nivelin Zh....!
Beteja e Edi Ramës s’është për çështje ideologjike, por për çështje parash. Të gjitha mediat ndërkombëtare merren me faktin se si kryeministri i Shqipërisë korruptoi drejtorin e kundërzbulimit të SHBA. Fillimisht Rama e kontaktoi këtë zotërinë për të sulmuar Ilir Metën, sepse ishte Gjykata Kushtetuese, ishte edhe Vetingu. Ky zotëria u përdor nga Rama edhe për të ushtruar presion te prokurorët, te gjyqtarët".



