
Selami Jenisherin e kanë etiketuar shpesh edhe si deputeti me biçikletë. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, ai shpjegoi pse ka zgjedhur këtë mjet transporti për udhëtimet drejt Parlamentit. Jenisheri tha se ndaj tij ka pasur përpjekje për t’i prishur imazhin.
Eci me bicikletë se më bën mirë të mbaj trupin. Biçikleta ecën njësoj si vetura, këta zgërdhihen. Unë kursej xhepin, këta thonë deputeti me biçikletë. Duhet më qenë me fuoristradë, me lekë të vjedhura. Fiks fare me futi një grua kandidate nëpartinë time. I plotësonte kushtet. Këta më përgjojnë, për të më prishë imazhin. Pse? S’e kanë frikë. Janë 650 mijë pensionistë.



