Qeveria britanike ka vendosur të shtyjë edhe më kohëzgjatjen e masave për të përballuar situatën e koronavirusit, për të paktën tri javë të tjera, tha sekretari i jashtëm Dominic Raab në një konferencë për shtyp.
Masat u vendosën në datën 23 mars dhe kohëzgjatja e tyre fillestare u paracaktua për tri javë, por sipas qeverisë, me situatën që po kalon vendi, ndërkohë që infeksionet dhe vdekjet kanë arritur kulmin, këto masa duhet të shtyhen, thotë "Euronews".
“Çdo ndryshim në masat e distancës sociale do të shkaktonte një valë të dytë të virusit dhe do të rezultonte në më shumë vdekje. Ne kemi sakrifikuar shumë shumë për t'u lehtësuar tani”, tha Raab, duke shtuar se ekziston "drita në fund të tunelit".
Një numër vendesh kanë hartuar plane për të lehtësuar masat e tyre të kontrollit, të vendosura për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.



