Planet për përdorimin e gjurmëve të gishtave për hyrjen e pasagjerëve në BE nuk do të aplikohen nga 10 nëntori, duke u shtyrë për të tretën herë, mes shqetësimeve të ngritura nga Franca, Gjermania dhe Holanda.
Futja e sistemit të hyrje-daljeve (EES) që kërkon nga qytetarët që s’janë pjesë e vendeve të BE-së, shenjat e gishtërinjve ose fotot e tyre përpara se të hyjnë në zonën Shengen, janë shtyrë dy herë.
Ai duhej të prezantohej në verën e vitit të kaluar, por Franca shprehu shqetësimin se do të kishte një ndikim negativ në Kupën Botërore të Rugby-t dhe në Lojërat Olimpike të kësaj vere. Ai u riplanifikua për 6 tetor të këtij viti, më pas u shty përsëri deri në nëntor mes shqetësimeve për ndërprerjen e udhëtimeve për qëllime studimore brenda BE-së.
Burimet e diplomatëve të BE-së thanë të mërkurën se kishte shumë pak shanse që çdo version i sistemit të ri të hyrje-daljeve të ishte gati për t'u zbatuar brenda katër javësh, pavarësisht një njoftimi zyrtar të datës së fillimit të tij nga Komisioni Evropian muajin e kaluar.
Kryeqytetet e BE-së do të informohen mbi planet e emergjencës në një takim të ministrave të punëve të brendshme në Luksemburg të enjten, me opsione alternative që pritet të paraqiten.
Një opsion përfshin nisjen me faza të të gjithë skemës, në udhëtimet përmes porteve, aeroporteve, për muaj apo edhe një vit. Një tjetër mund të përfshijë një "EES Lite" që do të prezantohet vitin e ardhshëm në një datë ende të paspecifikuar, me të dhëna nga pasaportat e ngarkuara në bazën qendrore të të dhënave, por të dhënat e gjurmëve të gishtave ose të njohjes së fytyrës të marra diku tjetër ose në një datë të mëvonshme.
Një tjetër opsion është ndryshimi i rregullave të BE-së që kërkojnë që biometria të merret në kufi, duke lejuar turistët dhe të tjerët të ngarkojnë të dhëna biometrike në një aplikacion ose në vende të sigurta larg porteve ose aeroporteve.



