"Ka kapacitete, por jo aq sa mendon"/ Bushati përshkruan Ramën, Berishën, Veliajn dhe Metën

"Ka kapacitete, por jo aq sa mendon"/ Bushati përshkruan Ramën, Berishën, Veliajn dhe Metën

Ish-deputeti Ervin Bushati është shprehur në emisionin “Stay Tunned” se investimi më i gabuar i ish-kryeministrit Berisha është Lulzim Basha dhe se ai e ka bërë të veten në politikë dhe se  duhet të dijë të largohet me nder nga fusha e lojës.

I pyetur se çfarë mendon për Veliajn, Bushati u përgjigj shkurt duke thënë: Të shohim si do i dalë investimi zotit Rama!

Bushati tha më tej se Meta duhet të ishte mirënjohës ndaj PS dhe se është një personazh që ka kapacitete, por jo aq sa mendon ai.

Për Bushatin, Rama duhet të kalojë në fazën e dytë, të bëhet burrë shteti dhe të ndërmarrë reformat që të ndryshojë Shqipërinë një herë e mirë.

Berisha bëri 2 mandate. Respekt Berishës, berishizmit jo. Berisha nuk i ka ditur të gjitha në moshën kur ka nisur politikën, është përpjekur të bëjë një gjë për Shqipërinë. Berisha e ka bërë të veten, duhet të dijë të largohet me nder nga fusha e lojës. Investimi i tij më i gabuar është Basha.

Të shohim si do i dalë investimi zotit Rama!

Meta ka pasur më shumë ambicie sesa kishte kapacitete. Duhet të ishte më mirënjohës. Ka kapacitete, por jo aq sa mendon.

Rama politikani më i zotë në Shqipëri, është karizmatik, është transformues, ka vizion, ka mbështetje, duhet të kalojë në fazën e dytë të bëhet burrë shteti, të ndryshojë Shqipërinë njëherë e mirë.

Këlliçi  është djalë që e ka nisur në PD si drejtues i FRPD. I ka bërë hapat. Askush nuk duhet të katapultohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy