
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj përgënjeshtron akuzat e opozitës, e cila e bënte përgjegjës për dekonspirimin e operacionit të arrestimit të tre oficerëve të policisë. Xhafaj tha, se policia nuk ishte në dijeni të operacionit, duke i faturuar përgjëgjesinë prokurorisë.



