Dhunimi i 14-vjeçarit në Komisariat/ Reagojnë “Blutë”: Po hetojmë tre efektivët e policisë

Dhunimi i 14-vjeçarit në Komisariat/ Reagojnë “Blutë”: Po hetojmë tre efektivët e policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar pas njoftimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, se “blutë” kanë dhunuar në ambientet e komisariatit një të mitur 14-vjeçar, i cili ishte ndaluar.

Drupal Ad

Policia bën me dije se ka nisur ecuri disiplinore për shkelje të rëndë për dy inspektorë, oficerë të Patrullës dhe një nënkomisare Xh. B., specialiste e Seksionit të Patrullës. Gjithashtu, thuhet se më 15 prill AMP ka referuar materialet në Prokurori, me qëllim hetimin penal të 3 punonjësve të Policisë, për veprat “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me një njoftim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sipas të cilit gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, është dhunuar një i mitur i ndaluar, sqarojmë:
Me datë 12.04.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë shoqëruar në ambientet e këtij komisariati, 14-vjeçarin që pretendon se është dhunuar, mbi dyshime se kishte hedhur lëndë piroteknike, në zonën e Liqenit Artificial, veprim i cili ishte njoftuar nga banorët e zonës, pasi ishte shkaktuar panik dhe shqetësim te ta. Për këtë shtetas Policia referoi materialet në Prokurori, ku u vendos procedimi i tij në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Për këtë rast është dhënë njoftim në përmbledhjen ditore të qarkut Tiranë, më datë 13.04.2025.

Në bazë të pretendimeve të prindërve të të miturit, se ai është dhunuar gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit, me urdhër të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me datë 13.04.2025, ka nisur ecuri disiplinore, për shkelje të rëndë, për:
-Inspektor D. M., oficer i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1;
-Inspektor R. D., oficer i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1;
-Nënkomisare Xh. B., specialiste e Seksionit të Patrullës së Përgjithshme dhe Rendit të Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Gjithashtu, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, me datë 15.04.2025,ka referuar materialet në Prokurori, me qëllim hetimin penal të 3 punonjësve të Policisë, për veprat “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Ndërkohë, Drejtoria e Standarteve Profesionale, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur menjëherë një hetim administrativ, për të verifikuar nëse 3 punonjësit e Policisë kanë shkelur kompetencat dhe detyrimet që iu caktojnë rregullorja e Policisë së Shtetit dhe procedura standarde e punës.

Theksojmë se strukturat e Policisë së Shtetit dhe ato të Policisë së Tiranë janë maksimalisht të angazhuara për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti dhe për të reaguar shpejt, me paanësi dhe konform ligjit, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të përgjegjësve.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy