India nisi misionin e parë vëzhgues drejt Diellit, pasi arritjes me sukses të uljes me anijen kozmike Chandrayaan-3 në polin jugor të Hënës.
Mëngjesin e sotëm Sonda Aditya-L1 u nis 1.5 milion kilometra nga Toka, distancë që përbën vetëm 1 për qind të largësisë mes Tokës dhe Diellit.
Misioni indian do të studiojë objektin më të madh të sistemit diellor dhe e ka marrë emrin Surya, që në gjuhën hindu do të thotë Diell.
Të dhënat do të ndihmojnë Indinë të trajnojë astronautët për misionin Gaganyaan - programi i parë i fluturimit njerëzor të vendit në hapësirë, për të cilin provat do të fillojnë në tetor.



