Denuklearizimi, Trump dhe Kim Jong-un takohen sot në Vietnam

Denuklearizimi, Trump dhe Kim Jong-un takohen sot në Vietnam

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri verikorean, Kim Jong-un do sot takimin e tyre të nivelit të lartë, në Hanoi të Vietnamit.

Çështja që pritet të diskutohet mes tyre është denuklearizimi i Gadishullit Korean.

Para mbajtjes së takimit me Kimin, Trump është takuar me kryeministrin vietnamez dhe politikanë të tjerë.

Trump ka lavdëruar vendin mikpritës të samitit, në një postim në Tuiter. “Vietnami është duke përparuar sikurse pak vende në botë. Koreja Veriore mund të jetë njësoj dhe shumë shpejt, nëse denuklarizohet”, shkroi ai.

Takimi në Hanoi pritet të shtrojë rrugën për një përmbushje të zotimeve, që janë bërë në samitin e kaluar në Singapor.

Në takimin e vitit të kaluar, të dy liderët janë pajtuar për të punuar drejt denuklearizimit, mirëpo pak përparim është parë deri tani në këtë aspekt. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy