Covid-19/ Ndalohen tubimet, mbledhjet partiake dhe grumbullimet mbi 10 persona 

Covid-19/ Ndalohen tubimet, mbledhjet partiake dhe grumbullimet mbi 10 persona 

Komiteti i Ekspertëve të Shëndetësisë ka vendosur të ndalojë grumbullimin e njerëzve më shumë se 10 persona, organizimin e fetsave, deri në një urdhër të dytë.

Në komunikimin para mediave, Komiteti Teknik njoftoi ditën e sotme ndalimin e fushatës elektorale, pra takimeve të partive politike, moslejimin mbi 10 persona, si dhe do të ndalohen dhe ceremonitë festive, dasmat, apo konferencat e ndryshe.

Komiteti teknik i ekspertëve pas masave me intensitet të moderuar, me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 dhe kufizimit të aktivitetit të bareve dhe restoranteve pas oren 22 te darkes, nisur nga vlerësimi në dinamikë i situatës, ka vlerësuar se është e nevojshme të ketë masa shtesë të intensitetit mesatar për të frenuar përhapjen e infeksionit. Pasi ka analizuar situatën dhe risqet, ecurinë e epidemisë në vend dhe përgjigjen e qytetarëve ndaj masave të ndërmarra, është vendosur: Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë”, bëri të ditur drejtoresha e ISHP, Albana Fico.

Deklarata e plotë

Komiteti Teknik i Ekspertëve po monitoron me vëmendje situatën e COVID 19 dhe ecurinë e epidemisë në vend ndërsa vijon puna per testimin, gjurmimin dhe izolimin e rasteve te dyshuara dhe kontakteve te tyre.

Ashtu sic kemi bere me dije cdo dite ne raportimin ditor, situata mbetet e kontrolluar por ne nje nivel risku te shtuar per arsye te rritjes se rasteve positive ditore shprehur qarte me nje rritje te incidences 14 ditore  ne 243 raste per 100 mije banore. Numri total I rasteve aktive ka pesuar rritje ne 504 per 100 mije banore.

Numri i pacienteve ne spitale ka pesuar rritje krahasuar nje jave me pare.

Ne tre spitalet covid jane shtruar 406 paciente. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve jane ende te lira ne kater strukturat e dedikuara per trajtimin e rasteve nderkohe qe skenaret e perfshirjes se spitaleve rajonale jane gati ne momentin qe do kete ezaurim te kater spitaleve Covid.

Terapite intensive kane nje numer te qendrueshem te pacienteve ne kujdes intensive. % e humbjes së jetëve në raport me numrin e të prekurve eshte 2,2%.

Komiteti teknik i eksperteve pas masave me intensitet të moderuar, me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 dhe kufizimit te të aktivitetit të bareve dhe restoranteve pas oren 22 te darkes, nisur nga vleresimi ne dinamike i situates, ka vleresuar se eshte e nevojshme te kete masa shtese te intensitetit mesatar per te frenuar perhapjen e infeksionit.

Ne mbledhjen e fundit, Komitetin Teknik i Eksperteve, pasi kemi analizuar situaten dhe risqet, ecurine e epidemise ne vend dhe pergjigjen e qytetareve ndaj masave te ndermarra dhe kemi vendosur:

Te ndalohen grumbullimet me me shume se 10 persona ne vende te hapura dhe te mbyllura

Te ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet

Konferencat, ceremonite e festave, ceremonite martesore dhe organizimet pertej familjare te ceremonive mortore, deri ne nje urdher te dyte

 Te nderuar qytetare

Edhe një herë ju drejtohemi me thirrje secilit prej jush, per te zbatuar rregullat e vendosura:

Vendoseni maskën

Ruani higjienën

Mbani distancë nga të tjerët që nuk janë familjarët tuaj

Kufizoni kontaktet sa me shume

Secili prej nesh e ka ne dore te frenoje perhapjen e epidemise. Vetëm me  bashkëpunim qytetarë-autoritete, mund të kufizohet përhapja e koronavirusit.

Respektoni rregullat, kontribuoni për kufizimin e përhapjes së covid19, për të ulur mbingarkesën në spitale, për të ruajtur shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy