Mirald Metallari, 21-vjeçari që vrau babain dhe plagosi nënën pak ditë më parë në Bathore, është shprehur thellësisht i penduar para hetuesve.
“E di gabimin që kam bërë. Shkatërrova familjen time dhe i mora jetën babait. I mora shtyllën familjes që kujdesej gjithmone per ne. E di qe nena nuk do me falë por i kerkoj te behet e forte e te kujdeset per motrat. Jam penduar, por nuk e kthej dot pas”, ka thënë ai.
Metallari qëlloi për vdekje më 24 korrik të atin polic, Myftar Metallari, me armën e shërbimit dhe plagosi rëndë nënën e tij. Në dosjen që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në gjykatë është zbardhur e gjithë dinamika e krimit të rëndë, raporton BalkanWeb.



