Pëllumb Kulla për poetin Petrit Ruka: Vdekja e ka ndihmuar të bëhet edhe më i dashur

Pëllumb Kulla për poetin Petrit Ruka: Vdekja e ka ndihmuar të bëhet edhe më i dashur

“In Memoriam Petrit Ruka”, kështu titullohej pjesa e dytë e emisionit “Arnautistan” në MCN TV ku ishte i ftuar shkrimtari dhe regjisori Pëllumb Kulla.

Ai e cilësoi Petrit Rukën si poet të jashtëzakonshëm dhe u shpreh i keqardhur për fenomenin që “nëse nuk të mbulojmë një herë nuk të zbulojmë” duke shtuar se vdekja e ka valizuar atë sepse publiciteti që iu bë qe i madh.

“Unë në mungesën në atdhe kam vuajtur largimin e shumë miqve dhe të afërmve. Më la vëllai, por më parë më kishte lënë Koço Devole, Petrit Ruka dhe të tjerë.  Petrit Rukën vdekja e ka ndihmuar të bëhet edhe më i dashur akoma. Unë e kam zbuluar vonë si poet. Ishte një kohë prej 10 vitesh që nisa ta njoh nga afër dhe më bënte përshtypje dashuria e tij e madhe për poezinë, traditën, legjendat, bukuritë e vendit, kryesisht të Tepelenës dhe këto i shprehte në një gjuhë të ngrohtë dhe gati gati më duket ndonjëherë se edhe në këtë moshë më dha mua një parfum poetik edhe në krijimet e mia. Duke dashur të jemi në një frymë kristiane nuk jemi shumë të egër për të rritur tema apo të kritikës që mungon në përgjithësi, apo antologjinë për ta afirmuar tek të rinjtë. Unë kam thënë një frazë duke e përhiruar për arin e poezisë së tij dhe unë kam thënë: Petrit ti je farë, duhesh mbjellë”. Ai ishte poet i jashtëzakonshëm dhe më vjen keq për fenomenin që nëse nuk të mbulojmë një herë nuk të zbulojmë. Vdekja e ka valizuar atë sepse publiciteti qe më i madh. Edhe në fisin tim ai është bërë më i dashur, blejnë librat e tij, është një frymë e mrekullueshme. Librat e tij të fundit kanë një mendim të përbashkët me ato të Dritëro Agolli. Këtë ai e ka bërë në mënyrë të veçantë kohët e fundit. Për poezinë ai ka folur shumë bukur”, tha Kulla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy