
Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau paraditen e sotme oficerin e policisë Saimir Hoxha, po trajtohet në Spitalin e Traumës si pasojë e plagës së rëndë që ka marrë si pasojë e tentativës për vetëvrasje. Ai mëshet se ka marrë një plagë në kokë, ndërsa ndodhet në vdekje klinike. Gjendja shëndetësore e 21-vjeçarit është e rëndë.
Në një raportim nga Lezha, gazetarja Xhentila Gjoshi zbardhi detaje të reja të ngjarjes së paradites së sotme.
Ngjarja ka ndodhur në kohën kur një grup efektivësh kishin dalë për kontroll në zonën e ishull-Lezhë, me qëllim kapjen e një personi në kërkim. Teksa pershkonin rrugen në këtë zonë, efektivët janë ndeshur me njje mjet të dyshimtë, që i kanë bërë thirrje për të ndaluar.
Oficeri Hoxha ka zbritur nga mjeti i policisë në drejtim të automjetit ku ndodhej Rama me dy të rinj të tjerë, por është është qëlluar nga 21-vjeçari. Për shkak të plumbit që i ka prekur zemrën, ai ka ndërruar jetë menjëherë.
Ndërkohë, dy të rinjtë e tjerë prej orësh vijojnë të merren në pyetje rreth dinamikës së ngjarjes. Nuk ka ende një dëshmi të të rinjve në lidhje me ngjarjen. Ata po pyeten nga OPGJ.



