Sot protestohet sërish kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Sot protestohet sërish kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Artistë, aktivistë të shoqërisë civile të mbështetur edhe nga opozita do të protestojnë në orën 16.30 kundër akteve të dhunshme të policisë dhe shembjes së teatrit kombëtar.

Ata kërkojnë edhe lirimin e aktivistëve që e kanë kaluar natën në polici.

Protestës pritet t’i bashkohet edhe opozita.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, u bëri thirrje dje qytetarëve të Tiranës që të bëhen pjesë e kësaj proteste.

Ditën e djeshme, zona pranë Teatrit u kthye në arenë përplasjesh mes policisë dhe protestuesve, madje nuk munguan rastet e dhunës mbi disa të rinj.

Një protestë simbolike kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë mbajtën edhe artistët në Prishtinë.

Duke ruajtur distancën, me maska dhe pankarta në dorë, ata protestuan para Teatrit të Prishtinës.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy