Turqia dënon aneksimin e territorit ukrainas nga Rusia

Turqia dënon aneksimin e territorit ukrainas nga Rusia

Ministria e Jashtme e Turqisë ka dënuar aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin.

Me anë të një deklarate ministria thotë se Turqia nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia në një referendum të paligjshëm në vitin 2014 dhe ka theksuar mbështetjen e saj të fortë për integritetin territorial, pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës në çdo rast.

Në përputhje me këtë qëndrim të miratuar në vitin 2014, ne refuzojmë vendimin e Rusisë për të aneksuar rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaphorizhzhia të Ukrainës. Ky vendim, i cili përbën një shkelje të rëndë të parimeve të vendosura të së drejtës ndërkombëtare, nuk mund të pranohet.

Turqia është përpjekur të ndërmjetësojë midis Ukrainës dhe Rusisë dhe diplomacia e saj me OKB-në çoi në marrëveshjen e fundit për të çliruar eksportet e grurit ukrainas nëpërmjet Detit të Zi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy