
Mbi 21 mijë krime lufte të cilat dyshohen se janë kryer nga forcat ruse, janë objekt i hetimeve nga ana e autoriteteve ukrainase.
Një deklaratë e tillë bëhet nga Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Irina Venediktova.
Zyra e Venediktova merr çdo ditë sinjalizime për 200-300 krime lufte, raporton Nexta Tv.
Qysh nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, më 24 shkurt janë shënuar me mijëra të vrarë në radhët e popullsisë civile, mes tyre rreth 400 fëmijë.



