1100 lekë për litër vaji/ Sharka: Rritja e çmimit për shkak të kostove të fermerëve, duhen subvencione nga shteti (VIDEO)

1100 lekë për litër vaji/ Sharka: Rritja e çmimit për shkak të kostove të fermerëve, duhen subvencione nga shteti (VIDEO)

Çmimi i vajit të ullirit në Shqipëri ka shënuar rritje të ndjeshme këtë vit, duke arritur në nivele rekord.

Në fabrikat e përpunimit nga Marikaj deri në Berat, çmimi i vajit të paambalazhuar varion nga 700 deri në 1,100 lekë për litër, duke u rritur me 38% krahasuar me vitin e kaluar, kur çmimi ishte nga 700 deri në 800 lekë për litër.

Kjo rritje çmimi, për kreun e Sindikatës së fermerëve njëherësh dhe kreu i PD në Lushnjë, Eduard Sharka, është mese i arsyeshëm.

Për “MCN live”, Sharka, numëron faktorët ndikues që çuan në këtë rritje për shkak të kostove dhe shpenzimeve të fermerëve.

Ky problem është shumë kompleks.

Duke parë koston dhe mundin e fermerit ai çmim është i përshtatshëm në gjykimin tim dhe të shumë ekspertëve, për të dal nga fermeri. Kjo sepse justifikon kostot dhe shpenzimet e fermerit dhe një vaj i kontrolluar i parametrave cilësor ka nja 2-3 parametra tregues, aciditeti e tregues të tjerë, që duhen kontrolluar dhe në rastëse se i përmbush ata tregues, në atë çmim 11 mijë lekë vjetra për litër është normale, sepse çdo familje për të konsumon atë produkt cilësor dhe shumë të dobishëm për shëndetin e njeriut ia vlen të shpenzojë ato lek.

Mirëpo, problemi është shumë kompleks, sepse nuk përputhet niveli i të ardhurave ete të qytetarëve tanë, me këtë çmim të këtij produkti që e meriton këtë çmim, po të kenë standardet që të duhen, që pak kush i kontrollon.

Për Sharkën, shteti duhet balancuar subvencionet për fermerët, në mënyrë që ai të mos dal i humbur në këtë prodhim me kosto.

Në fakt Bashkimi Evropian ka politikë të caktuar dhe ka tre parime kryesore, çmimet e arsyeshme për konsumatorët që jemi në rastin tonë, e shprehur ky parim, nuk janë çmime të arsyeshme për konsumatorët shqiptarë dhe të ardhura drejta për fermerët është parimi tjetër themelor.

I vetmi instrument që balancon çmimin e arsyeshme për konsumatorin dhe të ardhurat e drejta për fermerët janë subvencionet që i jep shteti, një konsumatori paguan në 0.3€ në ditë për fermerët evropian, kurse te ne është 15 herë më e vogël shifra.

Pra, që të kemi çmime të arsyeshme për konsumatorët, ne duhet të kompensojmë fermerin me të ardhura dhe subvencione në mënyrë që ai të marrë aq të ardhura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy