Përfaqësues të KiE munguan në darkë, Rama: Fjalimi im u ra si rrufe në qiell të hapur

Përfaqësues të KiE munguan në darkë, Rama: Fjalimi im u ra si rrufe në qiell të hapur

Një pjesë të përfaqësuesve të KiE kanë refuzuar që të marrin pjesë në darkën e organizuar nga Shqipëria në Strasburg dhe kjo është konfirmuar edhe nga kryeministri Edi Rama.

Ndonëse shprehet se nuk i ka ardhur mirë për një gjë të tillë, kreu i qeverisë thotë se nuk është ndjerë shumë i surprizuar, sepse thotë se fjalimi i tij kundër raportit të Dick Marty-it ishte si një “rrufë në qiell të hapur” për ta.

Rama vë theksin edhe njëherë se trafikimi i organeve nga drejtuesit e UÇK-së, që sot janë në Hagë, ishte thjesht një histori horrori e sajuar dhe e pabazuar në prova dhe fakte.

Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg, megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit, ishte arsyeja. E mirëkuptueshme. S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!

Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri”, tha Rama.

Është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra.

Një ditë më parë, nga Strasburgu, kryeministri Edi Rama e ka quajtur ‘fake news’ raportin e Dick Martyt për krimet e pretenduara se janë kryer nga drejtuesit e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë. Rama tha se ky raport ishte një dështim i turpshëm i diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy