Droga me postë/ Shqiptarët braktisin “Lazaratin”, hashashin e blejnë në Tajlandë

Droga me postë/ Shqiptarët braktisin “Lazaratin”, hashashin e blejnë në Tajlandë

Hashashi shqiptar duket se s’është më në modë dhe bota e narkotrafikut ka hedhur sytë nga Tajlanda. Cilësia apo Cmimi kjo ende nuk ka një përgjigje shkencore, por operacionet e policisë kanë zbuluar se me fatura rrobash në tiranë prej muajsh vjen drogë me postë.

E teksa prej më shumë se 2 vitesh në portin e Durrësit apo pikat tona kufitare nuk kapet një sasi e konsiderueshme e Kokainës. Nëpër rrugët e qyteteve lagjeve, prania e kësaj droge është masive. 
Kjo ka bërë që edhe trafikantët e cannabis-it të gjejnë një mënyrë si partnerët e tyre në kokainë për t’ju shmangur kontrolleve.

Posta është shërbimi ku investitorët, trafikantët përpara se të arrijnë tek konsumatorët bashkohen. Vetëm në tre javët e para të muajit shkurt 2025 agjentët e antidrogës kanë mundur të bllokojnë persona të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Duke u kamufluar pas porosive Online operacioni “Destinacioni3” do të zbulonte tre të rinj të përfshirë në botën e narkotrafikut.
Personat që shihni në foto janë: Igli Pallosha, Ralf Zoga dhe Eris Krymbi, të tre të moshës 25-vjeçare. 

Sasia e drogës së sekuestruar ishte  520 gram kanabis me përmbajtje të lartë THC u tentuan të hynin në tregun vendas nga Tajlanda, përmes Postës Shqiptare. 
Kjo sasi kanabisi kap vlerën e rreth 11 mijë eurove, përkthyer ndryshe në më shumë se 21 euro për gram, shumë më tepër se kanabisi normal që kultivohet në Shqipëri.

‘Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë trafikuar lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC nga Tajlanda në Shqipëri, me anë të shërbimit postar’, njoftoi sot policia më dt1.2.2025.
Nga hetimet ka rezultuar se porosia për sasinë e drogës bëhej sikur ishin blerë rroba, por brenda tyre fshihej edhe lënda canabis ndërsa kontaktet me blerësit, shqiptarët i vinin përmes dark web. 

Gjatë operacionit “Destinacioni 3”, përveç THC-së, policia sekuestroi, shuma parash, aparate celulare, sende me vlerë dhe prova të tjera materiale, të cilat pritet të shërbejnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. 

Por a është ky një rast i vetëm i transportit të drogës me postë?

Pas 11 ditësh po nga Tajlanda një tjetër sasi narkotike canabis do të sekuestrohej. Janë këto pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit ku agjentët e antidrogës në shkallët e postës prangosin të riun pasi kishte tërhequr pakon.
Në pranga ra shtetasi Rei Sako 25 vjeç, ndërsa u sekuestruan 2 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, me vlerë 40 000 euro, shuma parash, celularë, sende me vlerë dhe prova të tjera të vlefshme të hetimin.

Si nisi ky hetim?

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka finalizuar një tjetër operacion kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar njoftoi policia.

Emisioni “FactCheck” mëson se pakot nga Tajlanda prej disa kohësh janë vendosur me alarm të kuq në sistemin e tranzitit të postës dhe ato skanohen duke u kontrolluar në mënyrë të imtësishme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy