Vijon zjarri në fshatin Mallakastër. Që prej ditësh së djeshme disa fshatra të Mallakastrës janë përfshirë nga flakët duke rrezikuar edhe dy lagje.
Banorët kanë njoftuar për rënien e zjarrit që prej ditës së djeshme e cila ka marrë përmasa në fshatrat Gadurovë, Cërrilë dhe Selitë.
Bëhet me dije se deri tani janë djegur mbi 35 hektar pyje dhe ullishte ndërkohë që zjarri po influencohet edhe nga era.
Sipas informacioneve të marra nga banorët rrezikohet lagja Mushonje në Cerrile. Gjëithashtu edhe lagjeve "Serjanaj" dhe "Lamaj" po u kanoset rreziku ndërsa era po përhap zjarrin.
Bashkia Mallakastër është në terren me emergjencat civile zjarrfikëse punëtore, por terreni është i vështirë për të shuar flakët.



