
Lentet e kontaktit shpesh përfundojnë në sistemin e ujërave të zeza, pasi nuk përdoren më. Por kjo konsiderohet një praktikë e rrezikshme nga ambientalistët.
Një studim i paraqitur në takimin e përvitshëm të American Chemical Society ngre shqetësimin se këto objekte të vogla mund të degradojnë në mikroplastikë.
Sipas studiuesve të Arizona State University, deri në 20% e përdoruesve të lenteve të kontaktit, i hedhin në WC këto të fundit, kur nuk u duhen më.
“Ky është një numër i lartë, duke marrë parasysh se rreth 45 milionë njerëz i përdorin ato vetëm në SHBA. Pasi hidhen në tualet, ato përfundojnë në impiantet e trajtimit të ujërave të zeza. Ky fat i pret mesatarisht 10 tonë lente plastike në vit. Duke qëne se kanë dendësi më të madhe se uji, ato zbresin në fund të detit dhe kthehen në kërcënim për jetën nënujore.



