Krimi në Divjakë/ Të afërmit: Hekurani kishte shfaqur gjendje të rënduar psikologjike

Krimi në Divjakë/ Të afërmit: Hekurani kishte shfaqur gjendje të rënduar psikologjike

Depresioni për shkak të problemeve familjare, mendohet të jetë shkaku kryesor i vrasjes së çiftit bashkëshortor nga Babunja e Divjakës, mbrëmjen e së shtunës. 

Hekuran dhe Fëllënza Rrasa, sipas komshinjve dhe familjarëve, jetonin në gjendje të vështirë ekonomike, dhe pavarësisht se autori i vrasjes Hekurani punonte në bashkinë e Divjakës, rroga e tij ka qenë e pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet mujore.

Ndërsa vetë Fëllënza ishte shtëpiake, dhe merrej me bujqësi e blegtori për të dhënë ndihmesën e saj në familje. 

Problemet familjare nuk janë diskutuar nga autori i krimit të dyfishte Hekuran Rrasa në rrethin e ngushtë familjar. Vetëm në kafenenë e fshatit ishte shprehur javën e fundit se nuk ndihej mirë nga ana psikologjike.

58-vjeçari nuk kurohej nga asnjë sëmundje, ndaj edhe fjalët e tij në lidhje me stresin e shtuar nuk janë marrë parasysh nga asnjë. 

Gjendja ekonomike e dobët, të vesh ta shohësh shtëpinë e tij, është të vesh duart në kokë. Burri im me atë ishte kushëri. Neve si kushrinj nuk dinim gjë për konflikte. Burri pastronte në komunë, skemi dëgjuar gjë as për depresion, nga ekonomia ska qenë mirë, as shtëpi ska si e shikoni dhe vetë, por me nusen ska pasur probleme. Ditët e fundit thoshin se s’ka qenë mirë, 3-4 ditët e fundit.

Hekuran dhe Fëllënza Rrasa, 58 dhe 45 vjeç,  u gjetën të vrarë brenda banesës së tyre nga djali 20-vjeçar brenda dhomës së gjumit. Fillimisht autori kishte qëlluar gruan të parën me një plumb çifteje poshtë mjekrës e më pas qëlloi veten në kokë. Djali i çiftit të vrarë, Leonard Rrasa, i tronditur psikologjikisht, i lutet Zotit për ndihmë. 

Ngjarja e rëndë e krimit brenda familjes, që tronditi mbrëmjen e së shtunës fshatin Babunje në Divjake, mund të ishte parandaluar, nëse autoritetet do të kishin vepruar në kohë.

Kjo pasi viktima, Fëllënza Rrasa kishte denoncuar vite më parë në Polici dhunën e vazhdueshme që ushtrone bashkëshorti i saj, Hekurani. Pavarësisht denoncimeve, 45-vjeçarja tërhiqej pasi e falte, ndërsa e shtuna e 18 shtatorit do të ishte dita e fundit e jetës së saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy