SHBA, Kamala Harris në favor të legalizimit të marijuanës

SHBA, Kamala Harris në favor të legalizimit të marijuanës

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kandidatja e Partisë Demokratike për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris deklaron se është në favor të legalizimit të përdorimit rekreativ të marijuanës.

E intervistuar nga një podcast të hënën, ajo e trajtoi publikisht këtë çështje për herë të parë që kur u emërua si kandidate demokrate për presidencën e SHBA.

Unë mendoj se jemi në një pikë ku duhet të kuptojmë se duhet të legalizojmë marijuanën dhe të ndalojmë kriminalizimin e kësaj sjelljeje.

Besoj se njerëzit nuk duhet të shkojnë në burg për tymosjen.

Media amerikane nënvizon se deri më tani kandidatja demokrate e kishte shmangur adresimin e çështjes gjatë fushatës presidenciale dhe se nuk ka referenca për marijuanën as në faqen e saj të fushatës elektorale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy