Prençe: Në sektorin e manifakturës 10 mijë vende pune të mbyllura

Prençe: Në sektorin e manifakturës 10 mijë vende pune të mbyllura

Kryetari i shoqatës Pro-Export Albania, Edvin Prençe thotë se sektori i manifakurës i veshjeve dhe këpucës po kalon një situatë jo të favorshme.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se në këtë situatë kanë pasur ndikim faktorët e brendshëm, si kursi i këmbimit, ulja e konkurrueshmërisë, fuqia blerëse në Europë dhe fakti se shumë vende të Europës po orientohen drejt vendeve të Afrikës, por edhe fqinjëve tanë si Maqedonia e Veriut për krahun e punës.

Prençe shtoi se  ka pasur një trend ulje punësimi në sektorin e manifakturës, ku rreth 13% ka rënë punësimi në sektor ose 10 mijë vende pune të mbyllura.

Ka pasur një rënie të konsiderueshme në sektorin tonë për vitin 2024.

Humbja e konkurrueshmërisë vjen prej rritjes së kostos dhe bën që biznesi të pretendojë në rritjen e çmimit final dhe në shumicën e rasteve kjo nuk është pranuar dhe kjo ka çuar në rënien e firmosjes së kontratave.

Ka mbi 65 mijë të punësuar dhe janë mbi 700 biznese aktive dhe zënë mbi 32% të eksporteve shqiptare.

Ka pasur reduktim të linjave prodhuese, siç ka pasur dhe mbyllje të bizneseve.

Fundi i vitit 2024 dhe fillimi i vitit 2025, nëse do flasim për rënien e punësimit flasim për 10 mijë vende pune të mbyllura.

Kjo ka dalë nga hulumtimi si shoqatë brenda sektorit tonë. Qeveria duhet të japë në mbështetje për investime në teknologji të reja.

Nevojë janë edhe trajnimet në sektorin tonë, për të rritur dhe produktivitetin.

Është e nevojshme që sektori të ketë promovim në panaire të ndryshme për tu njohur dhe Shqipëria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy