Shkak, përçarja me Evropën, SHBA-të kërcënojnë të rishqyrtojnë rolin në Bosnje dhe Hercegovinë

Shkak, përçarja me Evropën, SHBA-të kërcënojnë të rishqyrtojnë rolin në Bosnje dhe Hercegovinë

Një përçarje në rritje mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë lidhur me të ardhmen e Bosnjë dhe Hercegovinës ka nxitur Uashingtonin të paralajmërojë se mund të rishqyrtojë rolin e tij në praninë ndërkombëtare në vend, njofton theGuardian. 

 

Mosmarrëveshja ka shpërthyer pas dështimit të Këshillit të Zbatimit të Paqes (PIC) për të arritur konsensus mbi emrin e Përfaqësuesit të Lartë të ri, institucioni që mbikëqyr zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit.

 

SHBA mbështeti diplomatin italian Antonio Zanardi Landi, ndërsa shumica e vendeve evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe, mbështetën diplomatin francez René Troccaz.

 

Në një reagim të fortë, Ambasada e SHBA-së në Sarajevë u shpreh e zhgënjyer nga mungesa e konsensusit mes vendeve evropiane, duke paralajmëruar se kjo situatë po e detyron Uashingtonin të rishqyrtojë angazhimin e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë.

 

Administrata e presidentit Donald Trump ka kërkuar gjithashtu kufizimin e kompetencave të Përfaqësuesit të Lartë, një qëndrim që ka ngjallur shqetësime te partnerët evropianë.

 

Megjithëse SHBA nuk ka më një prani të konsiderueshme ushtarake në Bosnjë, ajo vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm politik përmes PIC-ut dhe marrëdhënieve dypalëshe.

 

Analistët vlerësojnë se mosmarrëveshja pasqyron dallimet në rritje mes Uashingtonit dhe kryeqyteteve evropiane për mënyrën e menaxhimit të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.

 

PIC pritet të rikthehet në negociata në fund të muajit, në përpjekje për të gjetur një kandidat kompromisi për postin e Përfaqësuesit të Lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy