
Presidenti Ilir Meta jep një mesazh lidhur me përgatitjen për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Kreu i shtetit thotë se sot, në ditën e fundit të paraqitjes së kërkesave pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për akreditim vëzhguesish nga subjektet pjesëmarrëse në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022, thekson rëndësinë e monitorimit të afërt të këtij procesi.
“Kjo do t’i shërbejë vlerësimit skrupuloz mbi rregullsinë e procesit zgjedhor, sipas standardeve të kërkuara, si dhe legjitimitetit të rezultatit të tyre”, shkruan Meta.



