Avokati Redon Meksi, zgjedhjet për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i cilëson si farsë.
Nga studio e MCN Live, ai tha se nuk kishte dyshime se çfarë do të ndodhte, por shtoi se shpresonte të mos ndodhte “kjo paçavure, kjo farsë”.
Meksi ngriti si shqetësim se statusi i FRPD nuk gjendet askund dhe se i vetmi që ka siguruar është një statut i vitit 2016, ndërsa cilësoi si domosdoshmëri një rregullore se si do të mbaheshin zgjedhjet.
Nuk kemi rregullore! Kemi disa lista që janë përpiluar, kemi një forum që nuk di kush janë anëtarët e tij. FRPD ka tre vjet që i ka mbaruar mandati kryetarit, kishin kohë të organizoheshin.
E kanë bërë me dashje, kanë bërë një listë në formë shkresore. Kam parë gjithandej, por te dega te njësia 5 ku kam parë dhe letrat, kanë votat 119 persona, ku rreth 40 persona kanë qenë me listë, të tjerët nuk e dimë se ku kanë qenë ne listë.
Kemi proces që nuk është i rregullt në asnjë pikë të tij. Në letra thuhet se mbi 9 mijë anëtarë të FRPD kanë votuar. Por Partia Demokratike në maksimumin e saj ka 40 mijë anëtarë, i bie që gjysma të jenë të forumit.
E çuditshme është se si nuk pranojnë të bëjnë garë, por duan të vjedhin çdo gjë dhe çdo post. Nga elita, e deri te kryetari i FRPD, për të cilin ky që është vendosur thuhet se është vendosur nga ish-kryetari.
Me këtë lloj forme nuk do arrijnë kurrë ta mundin Partinë Socialiste.
Meksi deklaroi se Partia Demokratike përfshirë dhe FRPD, duhet të mësojnë të bëjnë zgjedhje.
Nuk dinë ose nuk duan të bëjnë zgjedhje. Por nuk duan të bëjnë zgjedhje! Me këto lista që kanë bërë, prapë nuk dinë se kanë bërë një vjedhje shumë të dukshme, duke parë numrat.
Nuk jam kundër që ish-kryetari të lobojë për një kandidat, por problemi është pse duhet të manipulosh. Këtu po flasim për ndryshime listash.
Është ngritur një pune për të bërë listat. Pyetja është kush e ka ngritur këtë grup pune.
Ai ngriti pikëpyetje se kush është komisioni zgjedhor, teksa tha se një kandidat është zgjedhur nga ish-kryetari, i cili ka mbledhur një grup pune dhe ka bërë listat.
Kemi një person që ka ngritur çdo strukturë të procesit, pa votë, pa transparencë dhe në fund arrihet rezultati sipas atij që e ka ngritur. Të paktën që nga 1996-ta nuk janë bërë më zgjedhje në PD.
Në statutin e PD, të drejtë vote kanë anëtarët që kanë të paktën 6 muaj të anëtarësuar në PD. Ti sot më merr anëtarë të rinj dhe bën listat e reja, dy javët e fundit.
Pse ti nuk kishe kohë?! Pjesa e anëtarësimit vlen dhe për simpatizantët teksa po flasim për primaret.
Simpatizanti i sapo rregjistruar nuk mund të marrë pjesë më votim. Këta thjesht nuk duan të bëjnë një proces të rregullt.
Lidhur me zgjedhjet vendore, Meksi tha se e shqetëson Tirana.
Po fitoi Lali Eri, Lali Erin do e kemi Kryeministër. Në mendjen tonë më thuaj një emër që mund të mund Lali Erin? Kjo më shqetëson.



