Favorizuan 'Kastratin' në një tender hidrokarburesh/ Zëvendëskryetari i Bashkisë së Kukësit paraqitet në SPAK

Favorizuan 'Kastratin' në një tender hidrokarburesh/ Zëvendëskryetari i Bashkisë së Kukësit paraqitet në SPAK

Zëvendëskryetari i Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Mësohet se Gjana do të pyetet lidhur me çështjen e ish-kreut të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, pasi ai shfaqet në video ku diskutohet për një tender për strehimin e qenve të rrugës në Kukës. Sipas informacioneve pritet që Gjana të japë sqarime në lidhje me hetimet që po zhvillon SPAK për bashkinë Kukës, pas kallëzimit të bërë nga kompania “Ufo Cengu Shpk” se Safet Gjici, nënkryetari dhe administrata ka shkelur ligjet dhe ka favorizuar kompaninë “Kastrati Group” për një tender me procedurë blerje hidrokarburesh me vlerë 21 milionë lekë. MCN ka mësuar më herët se kompania “Ufo Cengu pretendon se është skualifikuar padrejtësisht dhe se BKH ka sekuestruar tashmë dokumentet e kësaj procedure të tenderimit publik. Kujtojmë se rreth dy muaj më parë Gjici u përshi në një skandal, pas videoseksuale në zyrën e Bashkisë, e publikuar në rrjete sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy