Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, në konferencën për shtyp në prag të përballjes me Italinë tha se për të ky takim do të jetë mjaft emocionues pasi përballet kundër vendlindjes së tij. Tekniku i kuqezinjve shtoi se skuadra e tij në këtë sfidë duhet të shfyrtëzojë rastet që do krijojë për të arritur një rezultat pozitiv.



