
“Rolls Royce”, jahte, orë të shtrenjta dhe shumë para janë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve të pasur të Zimbabvesë. Edhe pse ky vend ka përpara vetëm Kongon në listën e vendeve më të varfra të planetit, pinjollët e politikanëve janë të gatshmë të provojnë se atje paratë nuk mungojnë.
Mes atyre që nuk ngurrojnë ta shfaqin në rrjetet sociale pasurinë dhe jetën luksoze që bëjnë nuk janë edhe të ashtuquajturat motrat Kardashian të Zimbabvesë apo predikues të kishës që vetëquhen profetë.
Fotot mund të duken absurd për një vend ku ekonomia është përkeqësuar vrullshëm në dy dekadat e fundit dhe inflacioni ka arritur në 348 për qind.
Ditët e fundit, në Zimbabve ushtria mori kontrollin e shtetit, pasi presidenti Mugabe largoi zëvendësin me synimin për t’ia dhënë detyrën gruas së tij. Mugabe ka dhënë dje dorëheqjen.
Ndërkohë në një prej fotove të fëmijëve të pasur të Zimbabvesë është edhe ajo e djalit të tij, i cili tregon orën “Roleks” në një klub nate.
“60 mijë dollarë në kyçin e dorës sepse im atë drejton të gjithë këtë vend”, shkruan ai.



