Lista Serbe i bëri thirrje KFOR të garantojë sigurinë e serbëv në Kosovë

Lista Serbe i bëri thirrje KFOR të garantojë sigurinë e serbëv në Kosovë

Lista Serbe tha se serbët që vendosin të kthehen në Kosovë, arrestohen dhe sulmohen fizikisht, ndërsa kishat dhe manastiret serbe kërcënohen me shkatërrim.

Subjekti politik serb i bëri thirrje misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, të garantojë sigurinë e serbëve, ndërsa nga ambasadorët e huaj, misioni i Kombeve të Bashkuara UNMIK dhe Bashkimi Evropian kërkoi të ngrenë zërin kundër, siç u shpreh, ndaj keqtrajtimit të serbëve.

Këto abuzime kanë vetëm një synim: ndryshimin e përbërjes etnike dhe të gjendjes faktike në terren, me qëllim spastrimin etnik të serbëve nga Kosova”, tha Lista Serbe, raporton Radio Evropa e Lirë.

Të hënën, një serb është plagosur në fshatin Poterç të Klinës, gjatë protestës së banorëve shqiptarë pranë një kishe serbe, ku të zhvendosurit serbë u mblodhën për të shënuar një festë.

Një person me shtetësi serbe është ndaluar pas protestës për verifikim, pasi një prej demonstruesve shqiptarë e ka identifikuar atë si të dyshuar për masakrën në Poterq, në mars të vitit 1999.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy