Kasmi: Konferenca e Mukjes, marrëveshje që lindi e vdekur. Palët u përçanë përfundimisht (VIDEO)

Kasmi: Konferenca e Mukjes, marrëveshje që lindi e vdekur. Palët u përçanë përfundimisht (VIDEO)

Historiani Marenglen Kasmi në 80-vjetorin e Konferencës së Mukjes, kujton se u mbajt në kulmin e luftës së dytë botërore, koha kur Italia fashiste ishte në prag kapitullimi, beteja e Stalingradit sapo kishte përfunduar, ndodhi largimi i qeverisë së Musolinit, dhe teksa Italia ishte drejt kapitullimit forcat politike shqiptare duhet të bënin një ridimensionim të situatës politike. Në studion e lajmeve të MCN TV, Kasmi tha se nga Partia Komuniste iu bë një ftesë Ballit Kombëtar, për një takim të përbashkët. Ai shtoi si insistime të tilla kishte pasur dhe nga britanikët dhe në fund korrikut të vitit 1943 u bë takimi në Tapizë dhe më tej nga 1-3 gusht u bë takimi mes Ballit Kombëtar dhe Nacionalçlirimtarëve në Mukje, që sipas tij dukej si një tentativë bashkimi për një luftë të përbashkët kundër pushtuesit, e cila ishte dhe pika kryesore e diskutimit. Por sipas tij, si në Tapizë dhe në Mukje mes palëve kishte divergjenca, ku çështja kryesore është ajo e bashkimit etnik me Kosovën, por u debatua dhe u deklarua se gjatë luftës nuk mund të ketë bashkim. “Të dyja palët ranë dakord se çështja etnike do mbetet pas luftës. Merret vendim, krijohet një rezolutë për krijimin e komunitetit të përbashkët për organizimin e luftës. Ky takim ngriti organe të tjera të pushtetit vendor dhe u morën masa për fillimin e një lufte të përbashkët. Nëse Balli Kombëtar në këtë takim u paraqit me përfaqësuesit kryesor si Mit’hat Frashërit, pala tjetër nuk kishte përfaqësuesit kryesor, si Enver Hoxha. E para nuk u mendua se kjo konferencë do arrinte në përfundime. Ishte menduar si një takim për të vendosur linjën e komunikimit. Jemi në të njëjtën kohë kur në Vithkuq të Korçës, po krijohej brigada e parë partizane dhe Enver Hoxha e kishte mendjen tjetër kund. Prishja u bë nga Partia Komuniste dhe Enver Hoxha në mënyrë të njëanshme. Në studimet e mia e quaj si marrëveshje që lindi e vdekur. Se çdo parti politike, nuk bën marrëveshje që shkon kundër linjës së saj. Kjo konferencë ishte tentativa e fundit për tu bashkuar palët politike në një luftë të përbashkët, i vuri përballë dhe i përçau përfundimisht, por jo në fillimin e një lufte civile. Palët u konfrontuan. Balli Kombëtar premtoi luftë pa kompromis kundër kundërshtarët, me italianët e dinim si kishte vepruar. Nuk ishte sekret që Gjermania do vinte në Shqipëria, dhe pikëpyetje ishte sjellja në raport me gjermanët. Si ishte shprehur Balli Kombëtar për gjermanët, ishte shprehur në vazhdimësi që nuk do luftonte kundër gjermanëve. Më 2 gusht kur ende në Mukje diskutohej, një gjerman i informonte shefit të tij me saktësi. Pyetja është nga i merrte këto informacione, kishte bashkëpunim. Mukja vjen sot me forcën e justifikimit, nuk është ndonjë ngjarje aq e madhe sa e veshim ne sot historikisht. Flitet për Mukjen, por nuk flitet kurrë për Konferencën e Bujanit, nëse do flasim për bashkimin e trojeve me Kosovën, duhet të marrim parasysh Konferencën e Bujanit. Mukja vjen si një ngjarje historike që përpiqet të mbulojë disa gabime politike. Asnjëra palë nuk kishte ndërmend të ndante asgjë me tjetrin, të dyja palët mendonin për të ardhmen, pushtetin. Balli Kombëtar u mundua ta merrte pushtetin në tavolinë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy