Bledi Çuçi i lë postin e ministrit vartësit

Bledi Çuçi i lë postin e ministrit vartësit

Bledi Çuçi ia delegon kompetencat e tij në Ministrinë e Brendshme, zv.ministrit Besfort Lamallarit.

Lajmi bëhet i ditur përmes një dokumenti të publikuar në media, ku thuhet se Ministria do të drejtohet nga Lamallari për një periudhë kohore 25 mars-30 prill.

Arsyeja e këtij vendimi lidhet me angazhimin e Çuçit në fushatën zgjedhore, pasi ministri kandidon për deputet në Qarkun e Gjirokastrës.

Pas kësaj lëvizjeje pritet që Lamallari bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, të kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy